Terroristi Abdelhamid Abaooud: Parisi ishte vetëm fillimi

  • 28 November 2015 - 18:24
Terroristi Abdelhamid Abaooud: Parisi ishte vetëm fillimi

​ “Parisi ishte vetëm fillimi. Gjatë pushimeve të dimrit do kryejmë të tjera sulme”. Kjo ka qenë biseda telefonike ndërmjet terroristit Abdelhamid Abaooud dhe kushërirës së tij, Hasna Ait Boulahcen.

Në tablatet e zbardhura, sipas mediave të huaja flitet se ‘truri’ i planit terrorist të Parisit, ku mbetën të vdekur 130 persona, si dhe u plagosën qindra të tjerë, thuhej se Abaooud, kishte planifikuar edhe disa goditje të tjera në kryeqytetin e Francës gjatë festive të fundivitit, madje pas tyre edhe në vende të tjera të Europës.

Duke folur për sulmet e planifikuara në të ardhmen, Abaaoud i tha asaj se më 15 nëntor se “ata do të bëjnë keq (dëm), në rrethe të ngushta ku banojnë hebrenj dhe do të ndërpresin transportin dhe shkollat”.

Nga ana tjetër, Abaaoud flet në bisedë se ai do të jepte Boulahecen 5000 euro për të blerë dy kostume dhe dy palë këpucë për të dhe një bashkëpunëtor të paidentifikuar për “të marrë pjesë” në një sulm të planifikuar në rrethin komerciale ‘La Defense’.

Abdelhamid Abaoud dhe kushërira e tij, Hasna Ait Boulahcen, mbetën të vrarë gjatë një operacioni policor që u zhvillua pak dite pas terrorit në Saint Denis të Parisit.

I mbijetuar i fundit i sulmeve që tronditën Europën, Salah Abdeslam, vazhdon të jetë ende në arrati, pa mundur të kapet nga policia.