Katër persona të lënduar, asnjëri në rrezik për jetë

  • 28 November 2015 - 18:41
Katër persona të lënduar, asnjëri në rrezik për jetë

​Katër persona ka kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencë që kur ka filluar aksioni i Policisë për të arrestuar Albin Kurtin.

Shefi i Emergjencës, Basri Lenjanji bënë të ditur për lajmi.net se njëri ka lëndime sipërfaqësore në kokë ndërsa tre të tjerët lëndime të lehta të ekstremiteteve të larta dhe të poshtme.

Ai thotë se asnjëri nuk është në rrezik për jetë, po trajtohen dhe shpejtë pritet të lirohen.

I pyetur për Sami Kurteshin që deri vonë ka qenë Avokat i Popullit të Kosovës, e tashmë i është bashkuar subjektit politik, Vetëvendosjes, Lenjani tha se ai ka vetëm ndrydhje në gjoks.