Turqia dhe Rusia po gënjejnë për avionin e rrëzuar

  • 28 November 2015 - 18:44
Turqia dhe Rusia po gënjejnë për avionin e rrëzuar

Fizikanët thonë se të dy deklarimet zyrtare janë shkencërisht të pamundura.

Dr. Tom van Doorsslaere dhe Dr. Giovanni Lapenta nga Universiteti Katholieke Leuven thonë se avioni po udhëtonte shumë shpejtë dhe nuk do të mund ta bënte kthimin 90 shkallë ashtu siç pretendon Rusia se e ka bërë.

Dy astrofizikanët nga Belgjika kanë vënë në pikëpyetje të dyja deklarimet zyrtare mbi atë se si avioni ushtarak rus u rrëzua nga Turqia, transmeton lajmi.net.

Duke shkruar në blog të universitetit, Dr Tom van Doorsslaere dhe Dr. Giovanni thanë se avioni nuk mund të jetë rrëzuar në mënyrën se si të dy vendet thanë.

Avioni ushtarak rus u qëllua nga autoritetet turke të martën dhe u rrëzua pak milje në Siri. Turqia tha se e paralajmëroi atë 10 herë përpara se ta qëllonte, por Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Pasi shikuan një video të incidentit i cili ishte postuar online, ata thanë se sipas llogaritjeve të tyre avioni ishte duke udhëtuar më shpejtë se që kishte thënë Turqia.

Turqia tha se avioni ishte në hapësirën e tyre ajrore për 17 sekonda, por fizikanët arritën në përfundim se nëse avioni udhëtoi me një shpejtësi prej 980kmh, avioni kaloi vetëm 7 sekonda në hapësirën ajrore të Turqisë.

Nga ky këndvështrim ata thanë se nuk ka gjasa që ata të kenë lëshuar dhjetë vërejtje në pesë minuta, për shkak se avioni që udhëtoi në atë shpejtësi do të mund të kalonte 80km në 80 sekonda.