Shqiptari dëbohet nga Britani pas që ngacmoi seksualisht një grua

  • 28 November 2015 - 19:13
Shqiptari dëbohet nga Britani pas që ngacmoi seksualisht një grua

​Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual. Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër.

Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij.

Më pas ai e ka puthur atë dhe i e ka përfaquar atë para se të hipnin në tren.

Më pas ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit.

Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ai ka zbritur nga treni.

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes.