Erdogan i kërkon sërish Putinit takim për rrëzimin e aeroplanit

  • 28 November 2015 - 19:40
Erdogan i kërkon sërish Putinit takim për rrëzimin e aeroplanit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka ripërsëritur thirrjen e tij për takim kokë më kokë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Takimi do të mund të ndodhte në Paris, në samitin për klimën.

Erdogan thotë se në këtë takim me Putin do të mund të diskutonte lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus më 24 të këtij muaji.

“Jemi të trishtuar për incidentin. Nuk do të donim të ndodhte një gjë e tillë, nuk do të donim por fatkeqësisht një gjë e tillë ka ndodhur. Dëshiroj që gjëra të tilla të përsëriten”, tha Erdogan.

Ai i ka kërkuar Rusisë bisedime për këtë çështje.

“Çka i themi ne Rusisë është që të flasim për këtë çështje”, tha Erdogan.