Putin i përgjigjet Turqisë: Nënshkruan dekretin për sanksione ekonomike

  • 28 November 2015 - 20:10
Putin i përgjigjet Turqisë: Nënshkruan dekretin për sanksione ekonomike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që miraton një pako sanksionesh ekonomike kundër Turqisë, në përgjigje të rrëzimit të bombarduesit rus nga Turqia në kufirin turko-sirian.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e disa organizatave turke si dhe importin e disa të mirave.

“Një dekret që miraton ruajtjen e sigurisë kombëtare të Federatës Ruse dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj ndaj akteve kriminale të paligjshme, si dhe vendosjen e sanksioneve specifike kundër Republikës Turke është nënshkruar të shtunën”, ka njoftuar Kremlini.