Lirohen disa aktivistë të Vetëvendosjes

  • 29 November 2015 - 10:14
Lirohen disa aktivistë të Vetëvendosjes

Një numër i aktivistëve dhe zyrtarëve të arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, janë liruar mbrëmë në orët e vona.

Në mesin e të liruarve janë edhe zyrtarët Ylli Hoxha, Frashër Krasniqi e Adonis Tahiri.

Në komunikimin që ka bërë në Facebook mbrëmë, Ylli Hoxha ka thënë se 10 aktivistë janë lënë në mbajtje, duke lënë të kuptohet se të tjerët janë liruar.

Gjatë ditës së djeshme, Policia tha se ka arrestuar 95 aktivistë të kësaj partie, përfshirë edhe deputetin Albin Kurti, të cilit i është caktuar masa 30 ditw paraburgim.