Turqia ia dorëzon Rusisë trupin e pilotit të vrarë

  • 29 November 2015 - 10:59
Turqia ia dorëzon Rusisë trupin e pilotit të vrarë

Mediat turke raportojnë se kryeministri i këtij vendi Ahmet Davutoglu, ka deklaruar sot se trupi i pilotit të vrarë rusë i është dorëzuar autoriteteve turke, duke shtuar se pritet ti dorëzohet Rusisë.

Sipas Reuters, ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është trajtuar në përputhje me traditën ortodokse, transmeton lajmi.net.

“Trupi i pajetë i pilotit rusë na është dorëzuar mbrëmë, në pikën kufitare rreth orës 1:45. Në pajtim me traditën e tyre fetare, funeralin e ka mbajtur një prift ortodoks i krahinës Hataj”, ka shtuar Davutoglu.

Ambasada ruse në Turqi, ka konfirmuar për mediat se është planifikuar që trupi i pilotit rusë të arrijë në Ankara të dielën.

Piloti i aeroplanit Su-24 që ishte rrëzuar nga forcat ajrore turke në kufirin turko-sirian, ishte vrarë me armë zjarri nga toka derisa po zbriste me parashutë në tokë.