Gjenden trupat e pajetë të tetë burrave në Meksikë

  • 29 November 2015 - 11:19
Gjenden trupat e pajetë të tetë burrave në Meksikë

Autoritet meksikane kanë njoftuar, se mbrëmë në jugperëndim të këtij vendi janë gjetur trupat e pajetë të tetë meshkujve.

Prokuroria meksikane, ka bërë të ditur se të gjitha viktimat ishin banorë të qytetit Kordoba të shtetit meksikan të Veracruz-it.

Përveç trupave është gjetur edhe një letër nga një organizatë kriminale lokale, kanë deklaruar zyrtarët policor, duke shtuar se janë hapur hetimet. Detaje tjera rreth rastit nuk janë zbuluar.