Majko: Kurti është politikan konfliktual, merr kuptim si i burgosur

  • 29 November 2015 - 11:29
Majko: Kurti është politikan konfliktual, merr kuptim si i burgosur

Arrestimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

​Majko thotë se Kurti është “politikan konflktual” dhe si i tillë, merr kuptim vetëm kur burgoset.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i burgosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosovës te ulen ne tavolinën e dialogut me njeri tjetrin. Kohës i rendojnë me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale.