Opozita mban konferencën në ora 14:00

  • 29 November 2015 - 12:17
Opozita mban konferencën në ora 14:00

Opozita e bashkuar pas arrestimeve të djeshme ka vendosur që në ora 14:00 të dal me një konferencë për media, ku do të flas për atë se çka ndodhi dje, si dhe për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarr opozita.

Glauk Konjufca i VV-së, tha dje se këtë ditë feste e prishi Qeveria me intervenimin e dhunshëm ndaj VV-së.

“Policia ka hyrë me pushkë automatike në VV dhe kanë maltretuar aktivistët duke i përplasur për dysheme. Këto pamje mund ti shohësh vetëm në Siri e jo në një vend demokratik”, tha Konjufca.