Opozita në takim në orën 17:00

  • 29 November 2015 - 15:23
Opozita në takim në orën 17:00

Tre liderët e subjektet opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën pritet të kenë një takim rreth orës 17:00.

Pas këtij takimi pritet që subjektet opozitare të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me hapat e mëtutjeshëm që do të ndërrmarrë opozita e gjithashtu edhe për seancën e nesërme plenare që është thirrur.