Shpërthim në veri të Mitrovicës, një shqiptar i lënduar

  • 29 November 2015 - 15:44
Shpërthim në veri të Mitrovicës, një shqiptar i lënduar

Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet të jetë granat dore, ka ndodhur rreth orës 14:00 te “Tre Rokaqiejt”, në veri të Mitrovicës, ku si pasojë një shqiptar është lënduar dhe 8 automjete janë dëmtuar.

Sipas burimeve të Kosovapressi, autor i kësaj ngjarje është Millan Radoijçiq dhe Svetisllav Neshiç, i cili është “pronari” i gjithë tenderëve në veri.

“Tenderin për fasadimin e këtyre tre Rokaqieve e ka marr një kompani, pronar i së cilës është një shqiptar nga jugu i Mitrovicës dhe jo kompania tjetër nga veriu Sever 028 me pronar Radeta Steviç, dhe në shenjë revolte për këtë dikush ka urdhëruar hedhjen e kësaj bombe atje”, ka thënë ky burim.

Kosovapress ka tentuar të kontaktojë krerët e Mitrovicës së veriut, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.