LSI: Qeveria dhe opozita në Kosovë të vendosin dialogun politik

  • 29 November 2015 - 16:14
LSI: Qeveria dhe opozita në Kosovë të vendosin dialogun politik

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë.
Nëpërmjet një deklaratë për mediat, Vasili tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale, duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”, u shpreh Vasili.