Bilall Sherifi i reagon Qeverisë: Popull ishin edhe manifestuesit e djeshëm

  • 29 November 2015 - 16:15
Bilall Sherifi i reagon Qeverisë: Popull ishin edhe manifestuesit e djeshëm

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovës, i ka reaguar Qeverisë, duke i thënë se popull janë edhe manifestuesit e djeshëm. Qeveria më herët ka deklaruar se Populli nuk e përkrahë Opozitën

Ky është reagimi i plotë i Bilall Sherifit:

NËSE PJESËMARRËSIT NË MANIFESTIMIN E DJESHËM NUK JANË POPULL, ATËHERË JU JENI QEVERI PA POPULL.

Pas Manifestimit paqësor për Republikën, e cila u organizua dje më 28.11.2015 nga Opozita e Bashkuar kundër dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe sulmit brutal mbi selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, me pretekst të arrestimit të deputetit Albin Kurti, sot u lajmëruan urdhërdhënësit duke thënë se Opozita nuk e gëzon përkrahjen e popullit. Shihet qartë se pushteti i ka verbuar në atë masë, saqë për ta, ata dhjetra mijëra pjesëmarrës në Manifestimin e djeshëm nuk janë pjesë e këtij populli. Pra, kjo është logjika e tyre, kushdo që është kundër këtyre dy marrëveshjeve nuk është pjesë e popullit.

Por, nëse kjo qeveri vazhdon kështu, që të gjithë ata që janë kundër dy marreveshjeve, t'i përjashtojnë nga të qenurit pjesë e popullit, atëherë shumë shpejt do të mbetet qeveri pa popull.

Në histori kemi mjaft shumë raste kur popujt kanë përjashtuar qeveritë e tyre, por nuk dimë ndonjë rast kur një qeveri, sado e fuqishme të ketë qenë, të ketë arritur të përjashtojë një popull të tërë.