Baba Shpëtim, shpëtim për hallexhinjtë e shumtë

  • 29 November 2015 - 19:04
Baba Shpëtim, shpëtim për hallexhinjtë e shumtë

Vizitojnë tyrben për t’u bërë me trashëgimtarë

“Më kujtohet se, kur isha fëmijë fare, gjyshi shumë herë na ka treguar se kushëririt të tij i “ishte futur” në ëndërr një porosi e shenjtë. Ai kishte thënë se porosia i ka ardhur nga Zoti, dhe ajo “urdhëronte” që t’i rregullohet varri i Babës Shpëtim dhe ai të shndërrohet në tyrbe se mund t’u ndihmojë hallexhinjve. Pa u hamendur fare, gjyshi dhe kushëriri i tij kishin vepruar sipas porosisë së ëndrrës, kishin rregulluar varrin e Babës Shpëtim, aty kishin ndezur edhe qirinj dhe kështu varri është shndërruar në tyrbe”, rrëfen për “Kosova Sot” Xhavit Elezi

Më shumë se 30 vjet më parë, atëherë kur në sistemin komunist tek ne, nuk ishte shumë e parapëlqyer të flitej, sidomos jo publikisht, për xhami e kishë, për tyrbe e teqe e madje as për Zotin, u gjendëm të befasuar me disa fjalë të profesorit të nderuar universitar Nuri Bashota. I prekur nga vdekja shumë e hershme e një të afërmi të tij, ai pati thënë “Lum ata që besojnë në Zot. Ata edhe vdekjen e një të riu siç është kjo, e pranojnë shumë me lehtë me bindjen – Zoti e ka fal, Zoti e ka marrë”! Këto fjalë janë ndër dëshmitë e shumta dhe shumë bindëse, se çdo njeri, secili prej nesh, ka shumë nevojë që të beson në diçka apo në dikë. Me besim të tillë, edhe problemet, sado të rënda që janë, pranohen, përballohen bile shpesh edhe zgjidhen më lehtë. 

Image

Tyrbja më e vjetër se 100 vjet

Nga ky këndvështrim mbase duhet shikuar edhe besimi mjaft i madh, ose siç thuhet në popull “itikati”, që popullata e ka në objektet e ndryshme të kultit. Kjo e shpjegon numrin e madh të vizitorëve të xhamive, kishave, tyrbeve, teqeve e objekteve të tilla të ngjashme. Gjakova është mjedis ku kjo vërehet më së miri dhe në mënyrën më konkrete, mu për faktin se këtu ka mjaft objekte të kësaj natyre dhe secili prej tyre i ka vizitorët, i ka besimtarët e vetë. Një nga ato pa dyshim është edhe Tyrbja e Babës Shpëtim, për nga hapësira që zë jo aq e madhe, por për nga “fuqia” shumë e respektuar dhe e besueshme nga gjakovarët dhe jo vetëm. Familjarët, trashëgimtarët e Babës Shpëtim, nuk janë fort të sigurt për historinë e plotë të tij dhe të Tyrbes, pasi, siç thonë ata, mungojnë dokumentet e shkruara, meqë ato janë djegur, dhe thuajse e tëra që ka ngel është historia e përcjellë gojarisht brez pas brezi. Këtë e thotë edhe njëri nga anëtarët e familjes trashëgimtare, Xhavit Elezi. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image