Limaj: Pushteti dje e shfrenoi veten, dhunoi mendimin e lirë

  • 29 November 2015 - 19:55
Limaj: Pushteti dje e shfrenoi veten, dhunoi mendimin e lirë

Pushteti u tmerrua nga pjesëmarrja masive e njerëzve në protestën e djeshme dhe kështu vendosi ta shfrenojë vetën, ka thënë lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Pushteti duke pare një pjesëmarrje masive të qytetarëve, nga nervoza e tmerri, ai pushtet nga dje e shfrenoi veten duke dhunuar mendimin e lire, duke shtypur burra gra e vajza që mendojnë ndryshe”, tha Limaj, njofton Klan Kosova.

Ai në konferencë të përbashkët për media me dy liderët tjerë opozitarë, Visar Ymerin e Ramush Haradinajn, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e djeshëm në protestë duke shtuar se “pjesëmarrja e tyre ka bërë që marrëveshjet me Serbinë te vdesin”.