Për shkak të kancerit terminal, vdes pesë ditë pas dasmës

  • 29 November 2015 - 20:13
Për shkak të kancerit terminal, vdes pesë ditë pas dasmës

Një grua, e cila e kishte përmbushur dëshirën e saj të kamotshme, për t’u martuar me të dashurin e saj, pasi që e kishte kuptuar që vuante nga kanceri terminal, ka vdekur vetëm pesë ditë pas dasmës së saj. Lorraine Marsh, 53-vjeçare, kishte planifikuar që të martohej me të fejuarin e saj, Shane Green, 54-vjeçar, verën e ardhshëm, mirëpo pas vizitës tek doktori, më 13 nëntor, ajo e kishte kuptuar që po vdiste. Asaj në fillim i ishte thënë që do t’i nxirreshin gurët nga fshikëza e tëmthit, mirëpo më vonë e kishte kuptuar që vuante nga kanceri i prostatës, i cili i ishte përhapur gjithandej nëpër mëlçi. Si rrjedhojë, pasi që e kishin marrë këtë lajm të tmerrshëm, çifti kishte vendosur që ta afronin datën e martesës, duke e zhvendosur atë nga korriku i vitit të ardhshëm në këtë muaj dhe shokët dhe shoqet e çiftit ishin organizuar për t’i mbledhur rreth 3.300 euro për rastin e veçantë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një firmë lokale ia kishte dhënë zonjës Green një fustan të fildishtë për ta veshur në ceremoninë që është mbajtur të premten e javës së kaluar. Ndërsa dasma ishte planifikuar dhe organizuar brenda vetëm shtatë ditësh. Pjesa e mbetur e parave të dhuruara për çiftin ishte planifikuar të përdoreshin për muajin e mjaltit dhe për një festë të hershme të Krishtlindjeve të çiftit, që kanë shtatë fëmijë dhe pesë nipër e mbesa nga martesat e mëhershme.

Lorraine Marsh, 53, and Shane Green, 54, decided to bring their wedding forward after a devastating cancer diagnosis left Lorraine with just weeks to live. Her family announced today that she passed away yesterdayHeartfelt: The couple said they were determined to 'make the most of every minute' after the shocking diagnosis. Tragically they only managed to spend five days together as a married couple Ishte një nënë e përkryer

Mirëpo, ajo nuk kishte mbijetuar për t’i shijuar të gjitha këto gjëra që ishin planifikuar për çiftin, pasi që pesë ditë pas ceremonisë së martesës ajo kishte vdekur.

Bashkëshorti i saj, Shane, i cili punon në një kompani të pastrimit industrial, ka thënë: “Ajo ka qenë një zonjushë e dashur. Njerëzit që janë takuar me të kanë rënë në dashuri me të menjëherë. Ajo gjithmonë e ka sakrifikuar veten për të tjerët. Jam shumë i lumtur që na është dhënë mundësia të martohemi – ajo është gëzuar shumë”.

Vajza e zonjës Green, Sophie Shepherd, 22-vjeçare, ka thënë: “Jam shumë e lumtur që është martuar. Të gjithë ne jemi gëzuar kur e kemi parë që asaj i është plotësuar dëshira e fundit. Jemi shumë falënderues që kemi pasur një nënë të tillë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të bëhemi vetëm sa gjysma e saj kur të bëhemi prindër. Ajo ka qenë një model për t’u ndjekur dhe një nënë e përkryer. Nuk do të mund të kishim kërkuar diçka më mirë”.

Djali njëmbëdhjetëvjeçar i zonjës Green, Harry Marsh, ka thënë: “Ajo ka qenë gruaja më e këndshme. Po mundohem të mbahem i fortë”.

Zonja Green për herë të parë Shane-n e kishte takuar kur ata kishin qenë fëmijë dhe para tri vitesh ata ishin takuar përsëri, duke rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Zonja Green fillimisht kishte dyshuar që problemet shëndetësore kishin ardhur si pasojë gurëve në tëmth dhe si rrjedhojë i ishte hequr fshikëza e tëmthit në muajin shtator, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Still smiling: Lorraine's dad Kenneth, 72, walked her down the aisle and comforted Shane as he wept at the ceremonyTogether: The couple, who had been together for three years, were due to marry in June next year. But the terrible news forced them to bring their plans forward to last week Sweethearts: Shane and Lorraine had known each other as children, but were reintroduced after Lorraine split with her previous husband and Shane's wife diedTronditja nga lajmi

Andaj, kur më 13 nëntor kishte shkuar tek doktori, ajo kishte menduar se kishte një problem të ngjashëm. Mirëpo, pas testeve të bëra doktorët i kishin treguar që ajo vuante nga kanceri në pankreas dhe se kanceri i saj ishte terminal.

“Mendoja që doktorët do t’ia hiqnin edhe një gurë nga trupi. Andaj, kur e patëm kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, u patëm tronditur. Gjithsesi, jam shumë i lumtur që jam martuar me të. Kishim vendosur që ta shijonim çdo moment dhe të ishim pozitiv gjatë gjithë kohës”.

Në dasmën e organizuar të premten e kaluar, kanë marrë pjesë më shumë se 100 mysafirë dhe teksa ka folur në ceremoni, zonja Green kishte thënë: “Është një ndjenjë e mrekullueshme – më është realizuar ëndrra. Shane është shpirti im binjak. Ka qenë emocionale. Nuk mund ta besoj se sa bujarë që kanë qenë njerëzit. Kanceri është një sëmundje shumë mizore dhe shumë e padrejtë”.

Në ceremoni kishin marrë pjesë të gjithë shtatë fëmijët e çiftit nga martesat e mëhershme bashkë me pesë nipërit dhe mbesat.

(Kosova Sot) 

Group shot: Shocked friends and family rallied around the couple, donating £2,300 to help bring the wedding forward and even giving Lorraine a wedding dress

All of the couple's seven children and five grandchildren from previous marriages were present at the ceremony, which was planned in just seven days at the Council House in Nottingham