Lista e të vrarëve pranë Tauk Bahqes në Prishtinë

  • 29 November 2015 - 20:32
Lista e të vrarëve pranë Tauk Bahqes në Prishtinë

Pikërisht, në muajin nëntor, mbushen 71 vite nga, siç e quajnë historianët, “Nëntori i Përgjakur në Prishtinë”. Në vazhdim lista e të vrarëve që me dekada ishte top-sekret.

Mijëra qytetarë kanë frekuentuar dhe kanë kaluar afër ndërtesës së ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe të rrallë e dinë historinë e kësaj godine. Në këtë godinë, që kishte qenë burg, u kryen krimet më të rënda të cilat deri më tani ende nuk janë zbardhur në tërësinë e tyre. Pikërisht nga kjo godinë, që asokohe ishte burg, ka qenë një tunel i cili ka qenë i shtrirë deri te përmendorja e trekëndëshit, ku para Luftës së Dytë Botërore ishte çarshia e qytetit. Një pjesë e saj edhe mund të jetë dëmtuar apo mbuluar. Por, atë e mbajnë mend prishtinasit e vjetër.

Ata që kanë hyrë në këtë tunel më nuk kanë dalë të gjallë. Ndërsa, janë qindra e qindra njerëz të cilët nga aty janë përcjellë për pushkatim me siglën tejet sekret, që nga koha e mbretërisë, dhe me një ritëm edhe më të lartë gjatë Luftës së Dytë e Deri në përfundim të saj.

Se cilat kanë qenë përmasat e vrasjeve flet edhe një listë e siguruar e emrave të së paku 381 personave, pjesa dërmuese e të cilëve shqiptarë.

Pikërisht, në muajin nëntor, mbushen 71 vite nga, siç e quajnë historianët, “Nëntori i Përgjakur në Prishtinë”. Fjala ishte për figura të njohura kombëtare. Deri më tani nuk dihen varrezat e fshehta ku ndodhen mbetjet e të pushkatuarve nga viti 1944. Por, vendi ku u pushkatuan ishte “Strelishta” në fillim të Tauk Bahshqes, por edhe tek kazerma në Tauk Bahshqe. Zakonisht këto akte kryheshin në orët e mbrëmjes. Ka dyshime që edhe aty të jenë varrosur.

As familja e vjetër prishtinase e Stak Mark Mirditës, bashkëveprimtar i Shyqri begut dhe Mustafa Agushit, sot e kësaj dite nuk i di varret e më të afërmeve të tyre që u masakruan nga pushteti serb, pesë muaj pas themelimit të OZNA-së. Nga të dhënat konsullore serbe mund të shihet qartë se Stak Mark Mirdita, në prag të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, nën udhëheqjen e Hasan be Prishtinës (5 maj-18 gusht 1912), ishte njëra ndër lidhjet e hershme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Siç përshkruante ngjarjen historiani Muhamet Pirraku, më 21 nëntor 1944, pjesëtarë të uniformuar të OZNA-së e marrin Stak Mirditën nga shtëpia dhe e dërguan në burg. Meqë natën mbretëronte “ora ushtarake”, që lejonte të vritej secili shqiptar që mund të gjendej në rrugë, Staka do të sillet në furrën e bukëpjekësit serb, Sava Vitkoviq, në rrugën e sotme “Iljaz Agushi”. Ishte nata e 23/24 nëntorit 1944. Godina në kat e asaj furre është edhe sot, pikërisht ndërtesa ku gjendet “Barnatorja e Bujqësisë”.

Sadistët serbë e skuqën furrën më shumë sesa për të pjekur bukë dhe të gjallë e futën në furrë martirin e kombit shqiptar, Stak Mark Mirditën. Nga kjo familje janë vrarë gjashtë persona. Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj.

Pjesa dërmuese e dokumentacionit që mban siglën sekret është në arkivat e BIA-së të Serbisë dhe arkivave tjera në Serbi, ku një komision i veçantë për varreza sekrete të të vrarëve pas 12 shtatorit 1944, tashmë ka hapur disa nga dosjet që përfshijnë edhe Kosovën. Këto varreza të viktimave të vrarë ende nuk janë hulumtuar nga asnjë institucion i vendit. Thuhet se më shumë se 90 për qind janë pushkatuar pa gjykim.

Sipas dokumenteve, pushkatimet kanë qenë të planifikuara, sipas direktivave dhe vendimeve të kreut të atëhershëm ushtarak dhe partiak me ekzistimin e listave të detajuara të personaliteteve që i konsideronin armiq politikë dhe klasorë. Realisht, politika e pushtetit popullor ka pasur një vijimësi të planeve Mbretërisë jugosllave.

Dr. Stevan Moljevac, anëtar i komitetit qendror të Jugosllavisë i cili ishte në krahë të Drazha Mihaloviqit në qershor të vitit 1941, ka hartuar projektin e “Serbisë së Madhe”. Në atë projekt kërkohet që të spastrohet Serbia nga shqiptarët, myslimanët, boshnjakët, kroatët... Më pas ishte platforma antishqiptare serbe e LANÇJ-së, e dëshmuar në Elaboratin “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të ministrit në qeverinë e Serbisë, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 nëntorit 1944.

Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj. Në arkivat e BIA-së serbe ekziston një listë e të vrarëve cila përmban emrin, mbiemrin, profesionin, datën e lindjes dhe vdekjes, rrethanat, por jo edhe lokacionin ku janë ekzekutuar. Teksa në shumë vende të ish-Jugosllavisë procesi i gjetjes së varrezave të fshehta ka përfunduar ose është në përfundim, në Kosovë ende mbeten mistike lokalitetet ku janë varrosur. Në këtë listë figurojnë një pjesë e martirëve të Shqipërisë etnike. Në “Strelishte” janë pushkatuar edhe pjesëtarët e ONDSh-së në krye me Ukë Sadikun e Gjon Sereqin më 1947.

Fehmi Bahtiari thotë se pas luftës së kanë ardhur njerëz në moshë dhe kanë vizituar oborrin e ish-burgut duke u ndalë te një plep i madh. Fehmiut i kishin treguar 5-6 njerëz se në këtë plep kanë qenë të vendosura dy hallka me të cilat u lidheshin të burgosurve duart dhe pa prekë me këmbë në tokë rriheshin me dru ahu. Vetë Fehmiu thotë se deri para luftës i ka parë këto hallka të cilat ishin zënë nga degët. Ai tregon edhe një gjë shumë interesante. Pak para përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, plepin qindra vjeçar e kishin prerë. “Nuk ka shkuar larg dhe mu në mes të këtij druri ka lulëzuar një trëndafil me tri lule të kuqe, që asnjëherë në jetë nuk kisha parë diçka të tillë”, thotë ai, duke përmendur një thënie se aty ku derdhet gjaku dalin edhe lulet e kuqe.

Gjykimi i të arrestuarve dhe dalja para gjykatave ushtarake ishte formale dhe një farsë. Pavarësisht shkallës së fajësisë, janë dënuar me vdekje. Të pushkatuarit ishin veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të cilët i kundërviheshin sistemit të atëhershëm. Sipas një liste të siguruar, vetëm në Prishtinë janë vrarë rreth 380 persona, ku 280 janë shqiptarë. Por, ky numër është i vogël në krahasim me vrasjet që janë bërë. Të gjithë të pushkatuarve në regjistër u mungon vendvarrimi. Me një shkresë të datës të 18 majit 1945, të lëshuar nga Ministria e Brendshme, thuhet se të gjitha varret e individëve apo varreza kolektive (që i quanin fashiste) të asgjësohen dhe të fshihet çdo gjurmë e mundur.

Edhe pse ka shumë gabime në emra dhe mbiemra dhe toponime, lista plasohet ashtu siç është. Kjo listë që publikohet më poshtë, për herë të parë botohet dhe është e mangët në raport me gjithë ato vrasje dhe zhdukje që janë bërë. Në listë janë disa nga emrat e spikatur, si Gjen Sereci, Stak Mark Mirdita dhe bashkëluftëtarë të Shaban Polluzhës.

1. Xhemaili Memet lindur më 1919 në Barilev, bujk, data e pushkatimit nuk figuron

2. Bejtullah Beqiri nga Marevci, pushkatuar më 13.01.1945

3. Xhem Isufi nga Goleshi, i pushkatuar më 30.12.1944

4. Zeqir Xhema nga Goleshi, i pushkatuar 30.12.1944

5. Shabanoviq Muharrem nga Prishtina, i pushkatuar 27.11.1944

6. Mehmet Ismajl nga Prishtina pushkatuar 26.11.1944

7. Rushit Ismet? Nga Prishtina pushkatohet më 27.11.1944

8. Bislimi Shaban nga Hajvalia, pushkatohet më 01.12.1944

9. Megjuani Ibraim nga Prishtina,pushkatuar më 26.11.1944

10. Mustafa Ajdin nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944,

11. Shuqri Ramadan nga Prishtina pushkatuar më 27.11.1944

12. Sefedin Usein nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944

13. Zubeir Raif, nga Prishtina, pushkatuar më 26.11.1944

14. Haxhi Hysein Daka, Prishtinë, pushkatuar më 27.11.1944

15. Sylca Salih, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944

16. Fami Domanik, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944

17. Alim Qerimi, Prishtine, pushkatuar më 27.11.1944

18. Bahtiar Ibrahim, Prishtine, pushktuar më 29.11.1944

19. Memet Iljaz, Prishtine, pushkatuar më 02.12.1944

20. Zenel Aqip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

21. Idria Rrustem, pushkatuar më 01.12.1944

22. Bajram Islam, Prishtine, pushktuar më 19.12.1944

23. Tefik Ismajl. Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

24. Beqiroviq Ismajl, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944

25. Jahir Alit pushktuar më 05.12.1944

26. Memedoviq Shefer, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

27. Asan Alil, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944

28. Sherifoviq Ali, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

29. Bajram Muarrem, Prishtine, pushkatuar më 27.12.1944

30. Lebibovic Ajrullah, pushktuar më 05.01.1945

31. Suljmanovi Alia, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

32. Markovic Markush, Prishtine, etnia e panjohur, pushkatuar më 22.12.1944

33. Markoviq Mikel, Prishtine , etnia e panjohur, 22.12.1944

34. Ferovic Shaban , Mali i Zi, Plav, nuk saktësoht data por thuhet pasluftës

35. Amet Fuad, Prishtine, 27.11.1944, Prishtine,

36. Kadrijeviq Zeqir, Prishtine, I pushkatuar 05.12.1944

37. Beljuli Ahmet, nga Dazhevica, I pushkatuar në 05.12.1944

38. Megush Rama , Sharban, pushkatuar në 05.12.1944

39. Rrustem Emin, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944

40. Kadri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

41. Sait Rrushit, Sharban, pushkatuar më 22.12.1944

42. Ahmtoviq Muharrem, Prishtine, pushkatuar 22.12.1944

43. Sadikoviq Zenel, Prishtine, pushkatuar 14.12.1944

44. Alijeviq Shaban, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944

45. Shukri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

46. Marku Staka, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

47. Xhabir Fari, Prishtine, pushkatuar më 25.12.1944

48. Ajdar Feta, Prishtine, pushktuar më 26.12.1944

49. Rahman Siman, Prishtine, pushkatuar më 26.12.1944

50. Shuquri Ragip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

51. Jakup Kadri, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

52. Imerovic Ali Haki, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

53. Imroviq Ali Ahmet, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

54. Abdulovic Kadrija, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

55. Urshid Lebib Beg, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945

56. Qollak Sadik, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945

57. Krushka Memet, Prishtine, pushkatuar më 30.12.1944

58. Abdulla Ram, Busi, pushkatur 05.01.1945

59. Kacura Ismajl, Prugovc, pushkatuar 11.01.1945

60. Jahil Kajtaz, Besi, pushkatuar më 08.01.1945

61. Rifat Asan, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

62. Rexhep Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

63. Idriz Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

64. Eminovic Asan Sushic, pushkatuar më 11.01.1945

65. Abazovic Aljush Leban, pushktuar më 11.01.1945

66. Abazovic Sejdi Prapashtice, pushkatuar më 11.01.1945

67. Shaban Isen Hajvali, pushktuar më 11.01.1945

68. Rexhepovic Murat Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945

69. Jair Uka, Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945

70. Danim Jusup Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945

71. Maliq Qazim Hajkobil, pushkatuar në nëntor 1945

72. Berisha Latif Rifat, lindur 1908, kryetar i Gjykatës ne Prishtine, pas 1945. I pushkatuar më 17. 05. 1949

73. Berisha Latif Ismajl, 1904 Berisha, Prishtine, pushkatuar më 17. 05. 1949116, Berisha Latif Mustaf 1896 Prishtine, pushkatuar 17. 05. 1949

74. Berisha Ismajl Ibrahim, 1923, pushkatuar më 17. 05. 1949

75. Nezir Osmani lindur 1908 Bujanac BH, pushkatuar 23. 12. 1949

76. Asan Alia, lindur në BH më 1910 me vendbanim Ribar, pushkatohet 1945

77. Tahir Mustafa Krushiq Prishtine, lindur ne Kroci, pushkatohet më 1944

78. Alia Murat Rexhep lindur më 1921 në Drvar BH, pushkatoht më 1944

79. Alia Ferat Rexhep, lindur më 1918 në Drvar të BH, pushktohet 1944

80. Ademi Mustafa Halil, lindur më 1927 në Dërvar të BH, , pushkatohet më 1944

81. Asani Qelim , Prishtine, pushkatohet më 1945

82. Avdulla Rama, nga Busia, pushktohet më 1944

83. Alim Xhemail, nga Davidovci, pushkatohet më 1944

84. Aqim Zenel Prishtine, nuk tegohet viti

85. Alili Akim, Prishtine, pushkatoht më 1945

86. Aslani Sali Bajram lindur më 1915 Drvar, pushkatohet më 1944

87. Alil Husein, Prishtinë, etniciteti I panjohur, pushkatohet më 1945

88. Alimi Emin Alim, Tërstenik, Prishtine pushkatohet më 1944

89. Aliti Milazim Ajet lindur më 1903 Trestenik, pushkatohet më 1944

90. Asani Havo Asan, lindur më 1922 Prishtine, dita e pushkatimit nuk tregohet

91. Ajeti Nush Ajet 1909, Trestenik, pushkatoht më 1944

92. Ајеti Mehmet Ajet, lindur më 1918 Trestenik, pushkatohet në 1944

93. Beqirti, Bajram Beqir, lindur 1889 Trestenik, pushkatoht më 1944

94. Bislim Shaban, Hajvali , pushkatohet në 1944

95. Batalai Kadri Jakup , Prishtine, pushkatohet pas clirimit

96. Bicko Mustafa, Elbasan Prishtine, pushkatohet më 1944

97. Bashali Ashim Asan lindur më 1917 Prishtine, pushkatohet më 1944

98. Binaka Hamid, lindur më 1913 Vukmanovc, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

99. Brahimi Jusuf Braim, lindur më 1909 Trestenik, Prishtine, pushktohet më 1944

100. Beluli Islam lindur më 1908 Pasom, Prishtine, pushkatohet më 1944

101. Vili Aleja, Prishtinë, pushkatohet 1945

102. Shaqir Elmi Rashinc, Prishtine, pushktohet në janar 45

103. Milaimi Tair Rashinc, Prishtinë, pushkatohet janar ‘ 45

104. Idriz Shaif , Ashinc, Prishtinë, pushkatohet në janar ’45

105. Selamani Adem Memet, Bujnce -Prishtinë, pushktohet ‘46

106. Baftia Xhema Alim Prishtinë, pushktohet nëntor ‘44

107. Aziri Sali Adem Plitkovic, Prishtinë, pushkatohet në shkurt’ 45

108. Ramatushi Zequir, Bandulic, Prishtinë, pushktohet janar ‘45

109. Avdulla Azir Sali, Bandulic Prishtinë, pushktohet janar ‘45

110. Durmishi Murrem Prishtinë, pushkatohet me 1944, podujeve

111. Sali Shiqan, Prishtine,kafexhi, pushktohet 1944 s

112. Ashul Jarka, Prishtine, pushktohet pas clirimit në Podujevë

113. Remzi Shufta, Prishtine , pushktohet 1944

114. Murat Bajraktari , lindur më 1864 Prishtine, pushkatohet pas clirimit ne Podujeve

115. Met Govori, lindur 1904 në Prishtinë, pushkatohet 1945

116. Shefqet Caka, lindur 1917, Prishtine, pushkatohet në fillim te 47

117. Gergur Fazlija , lindur më 1911 Prishtine, pushkatohet shtator ‘46

118. Sereci Gjon, lindur më 1916 Ferizaj, vdes qershor te ‘46 Podujeve (Mënyra e vdekjes nuk tregohet)

119. Efendi, Sudi Enver, lindur më 1921 Prishtine, pushkatohet 1944 Podujeve

120. Hasani Jahija sheh Turbetar lindur 1890, turk Prishtine, pushkatohet 1945

121. Mehmet Agush Mehmti, tregtar, lindur më 1878 Prishtine pushkatohet pas clirimit

122. Matarola Shaban Ramadan, Prishtine , pushkatohet tetor ‘45

123. Sabri Sali Sula, lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet ‘ 44

124. Rusit Lebis lindur 1878 beg Prishtine, pushkatohet pas clirimit

125. Femi Domanik Sukrija, lindur më 1905 Prishtine, pushkatohet pas clirimit

126. Sylejman Xhemail, beg lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet pas clirimit

127. Dalip Jusuf, bujk lindur më 1916 Prishtine, pushkatohet ’44

128. Ali Ahmet Imer, bujk lindur më 1923 Prishtine, pushkatohet pas luftës

129. Hasan Musa bujk lindur më 1909 Prishtine, pushkatohet pas clirimit

130. Alim Miksic, Prugovc , kryetar komune, pushkatohet pas clirimit

131. Mustafa Ali bujk Prishtine, pushkatohet pas clirimit

132. Ibraimi Kadri, kopshtar lindur më 1927 Prishtine, pushkatohet pas clirimit

133. Ibraimi Alija Sherif lindur më 1907 Prishtine , pushkatohet ’44

134. Ibraimi Shuqri Sherif lindur më 1922 Prishtinë,

135. Usein Faik Ramadan, kepuctar lindur më 1912 Prishtine

136. Sadik Sulja lindur më 1902 Prishtine, kulak, pushkatohet ‘44

137. Mustafa Agushi Ismail lindur më 1904 Prishtine, kulak, pushkatohet pas clirimit

138. Bajram Muharrem lindur më 1904 Prishtine, tregtar, pushkatohet pas clirimit

139. Sadria Sherif bujk lindur 1924 Prishtine, pushkatohet më 1945

140. Shuqurija Sherif pushktohet pas clirimit

141. Alija Sherifе Prishtine, pushkatohet më 1945

142. Shaban Muharrem bujk Prishtine, pushktohet pas clirimit

143. Budec Sadik Tafik bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

144. Aqir Zejnel, bujk Prishtine, pushkatohet më ‘ 1945

145. Eshref Shuqri, kafexhi Prishtine, pushkatohet më 1944

146. Husein Bunlari Rexhep, bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

147. Ismajl Beqir Mula, karrocier, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

148. Rexhelar Hysein Seladin, lindur 1896 Prishtine, kopshtar, pushktohet ‘ 44

149. Muharrem Ahmet, lindur më 1919 Prishtine, kasap, I ekzekutuar pas clirimit

150. Svirca Mustafë,bujk, Prishtine, I ekzekutuar ‘44

151. Ismet Sali , kafexhi, Prishtine, I vrarë pas clirimit

152. Kadrija Remzi , Prishtine, pushktohet pas clirimit

153. Shukri Ramadan Beg, Prishtine, i ekzekutuar pas clirimit

154. Fat Ahmet, peme shites Prishtine, pushktohet pas clirimit

155. Mustafa Krushkalar, Prishtine, pushktohet pas clirimit,

156. Zeqir Bajram punëtor Prishtine

157. Memet Kumnova, tregtare Prishtine, pushkatohet pas clirimit

158. Farija Sylejman Ahmet, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

159. Memet Karaman Krushka, Prishtine, pushktohet pas clirimit

160. Tefik Isa lindur më 1920 Prishtine, pushkatoht në ’45

161. 220. Krasniqi Asan Ajet lindur me 1906 në Sllovaki, m vendbanim Makovce

162. Rexha Ashim Rexha lindur më 1909 në Тerstenik, pushktohet në ‘45

163. Goshan Xhema Gosha lindur më 1859 në Terstenik pushkatohet ‘45

164. Ram Rexhepi Rexhep 1859 Terstenik, pushkatohet ‘45

165. Salia Feta Salia lindur në Terstenik, pushkatohet ‘45

166. Ashim Milazim Ashim lindur më 1890 në Terstenik , pushkatohet më ‘45

167. Kukiq Hamit lindur më 1910 Trstenik -Shqiperi, pushkatohet në ‘45

168. Mema Arif Mema bujk lindur 1924, Terstenik, pushkatohet ‘45

169. Asan Salihi Asan, lindur 1909 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45

170. Fazli Abib Fazlia, lindur 1910, Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45

171. Tahir KadrijaTahir, lindur 1925,Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45

172. Tahir Hamit Tahija, lindur 1925 Trestenik Shqiperi

173. Ahmet Behi Ahmet , lindur më 1917 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45

174. Rama Sula Rama, lindur më 1909 Trestenik Shqiperi, pushktoht më 45

175. Xhemajl Rexhep Xhemajl, lindur 1889 Trestenik Shqiperi, pushkatohet në ‘45

176. Rexhpi Sali, lindur 1918 Trestenik, pushktaohet në’ 45

177. Rexhepi Selim , lindur më 1917 Trestenik, pushktohet në ‘45 nën akuzën renegat

178. Zenuni Memet , lindur më 1885 Trestenik, pushkatohet më ’45

179. Reshit Feriz , lindur më 1905 Trestenik , pushkatohet ’45

180. Osmani Xhemo, lindur më 1911 BH, gjeometër, pushktaohet më 25.12.1944

181. Osman Ajdar , 1917 Lapovc Kroaci, pushkatohet më 29.12.1944

182. Memet Sherif Shaban, lindur më 1922 nëBurnic , pushktohet më ‘ 45

183. Murseli Qerim Ramiz , lindur më 1927 Okllap, pushkatuar më 1945 në Gadimlje

184. Maliqi Shuqrija , lindur më 1927 Prishtinë, pushkatohet janar 45

185. Avdi Sherif Amet, lindur më 1912 Banjic ,pushkatohet ‘ 45

186. Ajvazi Selim Xhemail 1899 Dobranje Hrvatska, pushktoht shkurt ‘45

187. Beqiri Braim Asan lindur më 1910 Banjice, pushkatuar më ‘45

188. Iseni Zenel lindur më 1913 Ribar I Madh, pushkatuar në dhjetor ‘44

189. Alili Kadri Beba lindur 1885 Ribar I Madh ,pushkatuar ‘ 47 Prishtine,

190. Ademi Shefqet Rexhep 1927 Carevo Selo Maqedoni, pushkatuar janar ‘45

191. Shabani Nazif lindur 1905 Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45

192. Sadiki Rexhep lindur më 1911, Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45

193. Shaqiri Sadik lindur 1913 Petrovo Selo Maqedoni, pushktuarnë maj 45

194. Munishi Xhemail lindur më 1909 Prishtinë, pushkatuar në maj ‘45

195. Muslia Bajram lindiur më 1910 Petrovo Selo Maqedoni, pushkatuar në maj ’45

196. Asani Vesel lindur 1919 Babush ,pushkatuar më 1945

197. Sadiki Ceci lindur më 1909 Babush, pushktuar më 1945

198. Agushi Hasan lindur më 1912 Gadime, pushktuar më 1945

199. Аlia Covani Prishtine , pushktuar pas clirimit

200. Akil Bajrami, Prishtine , pushktuar më pas clirimit

201. Azem Simnica, Prishtine , pushktuar më 1945

202. Abaz Shaban , Prishtine , pushkatuar më 1945

203. Aziri Alim , Prishtine , pushkatuar më 1945

204. Asan Adem , Prishtine , pushktuar më 1945

205. Bajrush Ramushi , Prishtine , pushkatuar pas clirimit

206. Bajram Jetuja , Prishtine , pushkatuar pas clirimit

207. Beqiri Bislim , Prishtine , pushkatuarpas clirimit

208. Berisha Imer , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit

209. Ismajl Gashi , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit

210. Idriz Berisha, Prishtine I pushkatuar pas clirimit

211. Idriz VIsoka, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit

212. Jair Kajtaza , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit

213. Musa Alija , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit

214. MIsim Aziri, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit

215. Nuha Avdyl, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit

216. Osman Sula , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,

217. Ram Aziri , Prishtine, pushkatuar më 1945

218. Rexhep Visoka , Prishtine , I pushkatuar 1944

219. Rasim Bajram , Prishtine , I pushkatuar 1944

220. Selim Alim , Prishtine , I pushkatuar 1944

221. Sadik Qerim , Prishtine, I pushkatuar 1944

222. Smajl Kacuri , Prishtine , I pushkatuar më 1944

223. Smajl Pllana, Prishtine, I pushkatuar 1944

224. Sejdi Rama , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit

225. Smajl Ajeti , Prishtine, I pushkatuar 1944

226. Sali Bajram, Prishtine, I pushkatuar 1944

227. Sali Ismajl , Prishtine, I pushkatuar 1944

228. Sejdia Gani, Prishtine, I pushkatuar më 1944

229. Sadria Bajram, Prishtine, pushkatuar më 1944

230. Sinani Liman , Prishtine, pushkatuar më 1944

231. Qerim Berisha, Prishtine, pushkatuar më 1944

232. Ferati Zenel , Prishtine, pushktuar më 1946

233. Fazlia Isin, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit

234. Halit Avdullah, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,

235. Hasan Hoxha , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit

236. Shaban Gashi, Prishtine, pushkatuar më 1945

237. Xhemail Xhorak Prishtine, pushkatuar 1945

238. Staku Marku, Prishtinë vrarë më 1944

239. Geda Ashadin Hasan lindur më 1921 Prishtine,

240. Doruti Bajram Doruti lindur më 1908 Prishtinë

241. Xhemail Rasim Xhemail lindur 1900 Sjenicë

242. Xhabiri Halim, Prishtine, pushkatuar pas clirimit

243. Zenel Sadik, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit

244. Zeqiri Hala Zeqiri, Prishtinë, pushktuar pas clirimit

245. Shuquri Ramadan, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit

246. Ramadan Muharrem lindur 1893 Prishtine, pushkatuar 1945

247. Alush Jarka, lindur 1910 Prishtine, pushkatuar 1945

248. Grguri Ajet, lindur 1910 Prishtine, pushktuar shtator 1946

249. Zeqiri Etem lindur 1901 Bërnic e Epërme, pushkatuar pas clirimit

250. Akif Bajram, Rimanishta , pushkatuar 1945

251. Baftir Dubnica, Prishtine, pushkatuar 1945

252. Zeneli Ramadan Zenel indur 1899 Trestenik

253. Ismajl Memet , Prishtinë, pushkatuar 1944

254. Ibrahimovic Mustafa , Hajvali, pushktuar pas clirimit

255. Ismajl Tehik, Prishtine, pushkatuar pas clirimit

256. Ismak Jak 1895, Prishtine, pushktuar pas clirimit

257. Ibrahimovic Osman Ibrahim, lindur 1907 Prishtine, pushkatuar pas clirimit

258. Berisha Vsel Ajdar, lindur 1908 Grashtic, pushkatuar 1945

259. Krasniqi Xhafer Mustafa lindur 1903 Grashtice, pushkatuar 1945

260. Krasniqi Ibush Bajram lindur 1912, pushkatuar 1945

261. Shapjan Rexhep Muarem lindur 1907 Grashtice, pushkatur 1945

262. Krasniqi Murat Asim, lindur 1921 Grashtice, pushkatuar 1945

263. Granoran Avdi Nimon lindur 1915 Radoshevc, pushktuar 1945

264. Berisha Ajrullah Alia lindur 1913 Radoshevc, pushkatuar 1945

265. Berisha Sylejman Vedrija,lindur 1915 Radoshevc, pushkatuar 1945

266. Berisha Rifat Azir, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945

267. Berisha Anefi Bajram, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945

268. Ismajl Xhafri lindur 1919 Grashtice, pushkatuar 1945

269. Xhema Xhurak, lindur 1915 Sllatina e Madhe, pushktuar 1945

270. Shulic Xhemail, lindur 1925 Mramor, pushktuar 1945

271. Amdi Jetulla lindur 1899 Mramor, pushktuar 1945

272. Isen Bajrami lindur 1927 Mramor, pushkatuar 1945

273. Isuf Bejta 1900 Keqikoll , pushktuar 1945

274. Abazi Ahmet , Keqikoll, pushktuar 1945

275. Berisha Jusuf Adem lindur 1926 Hajvali , pushkatuar 1945

276. Krasniqi Sejdi Muslia lindur 1906 Llukar, pushkatuar 1946

277. Krasniqi Asan Alia lindur 1915 Grashtice, pushktuar ne fund të 1945

278. Lushi Selim lindur 1917 Prishtine, pushktuar pas clirimit

279. Lushti Smajl Azim, Prishtine, pushktuar pas clirimit

280. Mustafa Qamil , Prishtine, pushktuar pas clirimit

281. Memetovic Shefer, Prishtine, pushkatuar pas clirimit

282. Rashiti Ramaris Rashit lindur 1889 Trestenik, pushkatuar 1944

283. Rexhpi Sheremet, lindur 1909 Trestenik, pushktuar 1944

284. Rrahmoni Sinan , Prishtine, pushkatuar 1944

285. Rauf Zymber, Prishtine, pushkatuar 1944,

286. Ejupi Sylejman lindur 1917 Prishtine, pushkatuar 1944

287. Beqir Eshref Shukri, lindur 1920 Prishtine, pushkatuar 1944

288. Bajrami Atif Rimanishta, 1908 Rimanishte, pushktuar 1944

289. Osman Ibraim –Solid lindur 1907, pushktuar 1944

290. Isen Klinan Emin, lindur Svrcak, pushktuar 1945 Vushtri

291. Muslia Sadria, lindur 1905 Cumush, Prishtine, pushkatuar 9 gusht 1945

292. Ramadan Kadri Ramiz, lindur 1896 Gjugjevac, pushkatuar 9 gusht 1945

293. Luis Marku, orëtar, lindur 1912 Prishtine, pushktuar 1945

294. Ferim Shaban, lindur në 1887 Marevc, pushkatuar 1945

295. Kluna Iftan, lindur në 1916 Gllogovc, Mysliman vdqi më 20.08.1952 në Goli Otok (sic.) /Ilir Krasniqi/Kosova Info/