Shkolla në Malishevë paguan mësimdhënës që s’punojnë, e s’paguan ata që punojnë

  • 29 November 2015 - 21:13
Shkolla në Malishevë paguan mësimdhënës që s’punojnë, e s’paguan ata që punojnë

Akuzat e ndërsjella për punësime partiake dhe keqpërdorimet e shumta me konkurse të mësimdhënësve kanë prishur memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Malishevës dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional.

E si pasojë e kësaj, në shkollën profesionale në Malishevë ka disa mësimdhënës, të cilët që nga shtatori janë duke vijuar punën pa pagesë dhe të tjerë që po marrin pagë, por nuk po lejohen të japin mësim.

Bashkim Krasniqi është njëri nga mësimdhënësit, i cili jep mësim, por nuk ka marrë pagë që nga shtatori i këtij viti.

Ndërsa Sedat Sahitaj, i cili është pranuar sipas konkursit të shpallur është në mesin e 10 mësimdhënësve, të cilëve u ecë paga, por që nuk po lejohen të japin mësim në këtë qendër.

E drejtori i shkollës thotë se disa herë kërkoi zgjidhje edhe nga vet ministri i Arsimit, por situata nuk ndryshoi. Zyrtarët e komunës së Malishevës thonë se kishin arsyet e tyre se përse e ndërprenë bashkëpunimin me këtë Agjenci,  raporton KTV.

Ministri i Arsimit, në një përgjigje me email, ka thënë se është i njoftuar me rastin dhe ka kërkuar nga zyrtarët komunalë që të vazhdojnë bashkëpunimin me Agjencinë për rekrutimin e personelit të ri.