I nxjerrin afro 12 000 gurë nga fshikëza e tëmthit

  • 29 November 2015 - 21:17
I nxjerrin afro 12 000 gurë nga fshikëza e tëmthit

Një doktor është befasuar kur ka nxjerrë plot 11.950 gurë tëmthi nga trupi i një gruaje indiane, në atë që besohet të jetë rekord botëror. Minati Mondal, 51-vjeçare, kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme në stomak për dy muaj. Para dy javësh ajo ishte pranuar në Spitalin ‘Debdoot Sevayan’ në Kalkutë, në Indinë lindore. Pas testeve fillestare dhe ultrazërit, të cilit i ishte nënshtruar, doktorët e kishin kuptuar që ajo vuante nga një rast i rëndë i gurëve të tëmthit. Këta janë gurë të vegjël që krijohen nga kolesteroli dhe kripa, që krijohen në fshikëzën e tëmthit, një organ në formë të dardhës që gjendet nën mëlçi. Mirëpo, në asnjë mënyrë, doktorët nuk kishin pritur që të nxirrnin një numër kaq të madh gurësh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Minati Mondal, 51, had a staggering 11,950 gallstones (pictured) removed in an hour long operation - possibly setting a new world record

Rrëfimi i mjekut

Dr. Makhan Lala Saha, një kirurg gastrointestinal në këtë spital, ka thënë që ai ishte tronditur kur numri i gurëve të vegjël kishte mbërritur në 5.000. Ai kishte nxjerrë afro 12.000 gurë nga tëmthi nëpërmjet një operacioni që kishte zgjatur një orë.

Dr. Saha ka thënë: “Jam befasuar dhe tronditur nga numri i madh i gurëve që kemi nxjerrë nga fshikëza e tëmthit të pacientes. Asnjëherë në jetë nuk e kisha menduar që një fshikëz tëmthi mund të përmbajë kaq shumë gurë. Asistentëve të mi u janë dashur katër orë për t’i numëruar gurët që janë nga 2 deri në 5 milimetra dhe na janë nevojitur 50 minuta për t’i nxjerrë nga pacientja”.

Image

 

Rekord i ri botëror

Doktori i është drejtuar Kolegjit Mbretëror të Patologëve në Londër, për t’i ruajtur gurët në muze.

Tani po mendohet që numri kaq i madh i gurëve të nxjerrë nga fshikëza e tëmthit është rekord i ri botëror, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Para dy muajsh kam nxjerrë 1.110 gurë nga fshikëza e tëmthit të një pacienteje dhe meqë u pata befasuar nga numri pata hulumtuar në internet ku e kam kuptuar që në vitin 1983 doktorët në Britani kishin nxjerrë 3.110 gurë nga fshikëza e tëmthit të një paciente gjermane. Besoj që ky numër do ta zëvendësojë rekordin e deritashëm, pasi që është për të paktën tri herë më i madh”, ka shtuar doktori.

Zonja Mondal është liruar nga spitali para tri ditësh dhe tani është duke u shëruar në shtëpi.

(Kosova Sot)