Pse Kurti u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë?

  • 29 November 2015 - 21:25
Pse Kurti u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Njësitet e Reagimit të Shpejtë, nuk kryen punë. Andaj, për të arrestuar Albin Kurtin, u dashtë të intervenojë njësia me elite e Policisë së shteti, e njohur me emrin FIT.

Në këtë formë ata u futën në selinë e Vetëvendosjes, ku ndodhej Albin Kurti. Intervenimin e kësaj njësie, e arsyetuan vetë Polica e Kosovës.

Thanë se njësitet tjera hasen në rezistencë të fortë. Kur iu vunë prangat themeluesi i Vetëvendosjes u dërgua në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këtu atij iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërsa nga Pallati i Drejtësisë, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc (Dyz).

Këtë veprim Visar Ymeri e quajti politik dhe mënyrë të pushtetit për ta luftuar opozitën.

Por, vendosjen e Kurtit në burgun e sigurisë së lartë nuk e sheh problematikë një avokat që ka disa klientë në këtë institucion korrektues. Avokati Arianit Koci thotë se s’ka asgjë konspirative në këtë vendim, ndërsa shton se në Dyz kushtet janë shumë të mira.

Të pandikuar politikisht këtë vendim e quan edhe Sokol Zogaj, u.d. i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili tha se kushtet e mira janë arsyet e dërgimit të Kurtit në këtë institucion, njofton Klan Kosova.