A po përgatit EULEX’i largimin nga Kosova?

  • 29 November 2015 - 22:20
A po përgatit EULEX’i largimin nga Kosova?

Janë drejtuar vetëm nga ndërkombëtarët, por 40 makina të viteve 2008 dhe 2009 të cilat EULEX-i ka vendosur t’i shes, së shpejti mund të kenë shoferë e pronarë kosovarë.

Çmimi për to do të sillet nga 4 mijë e 500 deri në 5 mijë euro.

Ky ankand që u hap më 25 nëntor pret ofertuesit deri më 21 dhjetor, dhe përveq punëtorëve të Eulexit cdo kush tjetër ka të drejtë ti blejë.

Por se a po shiten veturat për shkak se largimi i misionit është afër, zyrtarët për medie në këtë institucion nuk japin përgjigje.

Në fakt, Eulex që zyrtarisht përfundon mandat në qershor të vitit të ardhshëm, në shumë raste makinat e veta ua ka dhuruar institucioneve të Kosovës.

E vlera e këtyre donacioneve, sipas zyrtyarëve të misioni, arrin vlerën deri në 3 milion euro, ku përfshihen rreth 459 automjete dhe 800 kompjuterë, njofton Klan Kosova.

Veçse kësaj radhe, jo që po shiten makinat, por edhe pjesët e tyre rezervë, e madje edhe pajisjet e fitnesit.