Arrihet marrëveshja Turqi – BE

  • 29 November 2015 - 22:50
Arrihet marrëveshja Turqi – BE

Turqia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen historike mes tyre. Në këmbim të fondeve dhe afrimit me BE-në, Turqia pranoi të ndihmojë për krizën e emigrantëve.

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE-se u takuan të dielën në Bruksel me Kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për t’i dhënë miratimin marrëveshjes, për të cilën diplomatët kishin rënë dakord javë më parë.

BE do të japë 3 miliardë euro si ndihmë për 2.2 milionë refugjatët sirianë që ndodhen në Turqi, me qëllimin për të rritur standardet e jetesës dhe për t’i bindur të qëndrojnë atje dhe jo të ndërmarrin udhëtimin e vështirë, shpeshherë tragjik drejt ishujve grekë. “Sot është një ditë historike në procesin e anëtarësimit drejt BE-së”- u tha gazetarëve Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.