Mizoria e radhës e ISIS’it: Varrezë masive me 120 trupa ( Video + 18 )

  • 29 November 2015 - 22:54
Mizoria e radhës e ISIS’it: Varrezë masive me 120 trupa ( Video + 18 )

Një varrezë masive është zhbuluar në veri të Irakut. Besohet se trupat u përkasin viktimave të komunitetit Jazidi, të cilët janë vrarë nga grupi terrorist ISIS.

Të paktën 120 trupa janë gjetur në një varrezë masive në veri të Irakut që besohet se u përkasin komunitetit Jazidi.

Komuniteti Jazidi është më i atakuari nga ISIS’i në Irak. Ndaj tyre po vazhdon të zhvillohet një fushatë brutale e masakrave, përdhunimeve e vrasjeve.