“Traditën” e hedhjes së gazit në Kuvend e vazhdojnë komandantët

  • 29 November 2015 - 23:46
“Traditën” e hedhjes së gazit në Kuvend e vazhdojnë komandantët

Për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, tashmë janë arrestuar deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse në kërkim mga Policia janë edhe deputetëtë e Levizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Ndërkohë për nesër është paralajmëruar seance e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Vendimi për këtë seancë është marrë më 23 nëntor por, është lënë të kuptohet se mund të merret një vendim i ri. Por, cka do të ndodhë nëse mbahet seanca.

Burime të mirëinformuara të 7ditë.info të bëjnë me dije se traditën e hedhjes së gazit lotësjellës gjatë mbajtjes së seancave plenare do ta vazhdojnë deputetët e e tjer ë të opozitës , ish-komandantët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës si Rexhep Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Haxhi Shala e Zafir Berisha.

Opozita ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin në lidhje me seancën e nesërme. Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.