Pushteti i trembet Gjykatës Speciale

  • 30 November 2015 - 07:31
Pushteti i trembet Gjykatës Speciale

Shkurt qeveria zvarrit qëllimshëm procesin e formimit të Gjykatës Speciale

Salihaj: Topi është te ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi 

" Ne nuk e dimë se cilat janë arsyet që Hashim Thaçi dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk e kanë përgatitur vendin për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje mungon transparenca totale", ka pohuar Salihaj. Madje ai dyshon se vetë zv.kryeministri Thaçi është i interesuar që t'i zvarrisë procedurat dhe të mos formohet Gjykata Speciale, me shpresë që të shpëtojë edhe këtë herë

Ndonëse po mbushen gati katër muaj që kur Kuvendi i Kosovës votoi ndryshimet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, njëherësh ka miratuar dhe Projektligjin përkatës për krijimin e dhomave të veçanta dhe atë për mbrojtjen e të akuzuarve, deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim serioz për krijimin dhe funksionalizimin e kësaj Gjykate, dhe pse kjo do të duhej krijuar para fundit të këtij viti. Gazeta është interesuar që të marrë informacione zyrtare nga dy dikasteret ministrore, që janë më të afërta me zhvillimet në këtë proces, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por asnjëra nga këto dikastere nuk kanë zbuluar detaje se si po rrjedh procesi i krijimit të Gjykatës Speciale. Cilat janë pengesat dhe deri ku është arritur? Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i pyetur nga gazeta, ka deklaruar se nuk ka informacione se çfarë është punuar deri më tani, pasi, sipas tij, autorizimet për negocim të marrëveshjes për këtë Gjykatë, e cila duhet të vendoset në shtetin e Holandës, e ka përsipër Ministria e Jashtme që drejtohet nga zv.kryeministri Hashim Thaçi. "Nuk kam informata, MPJ-ja udhëheq negociatat", ka qenë përgjigjja shumë e shkurtër e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit. Në përpjekje për të marr përgjigje nga MPJ, gazeta ka kontaktuar me zëvendësministrin e Jashtëm Petrit Selimi, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë detaje konkrete rreth këtij procesi, veçse ka thënë se para dy javësh Qeveria ka marrë vendim që të themelojë ekipin e ekspertëve ligjorë, që do të merret me negocimin e marrëveshjes me shtetin e Holandës, ku duhet të vendoset selia qendrore e kësaj Gjykate, dhomave të veçanta të Prokurorisë dhe mbajtja e të dyshuarve dhe dëshmitarëve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)