Mafio-politikanët e mbajnë të zaptuar ekonominë

  • 30 November 2015 - 07:37
Mafio-politikanët e mbajnë të zaptuar ekonominë

Mafiobizneset oligarkike financojnë mafiopushtetarët

Brahimaj: Me paratë e vjedhura nga populli, pushtetarët mafiozë janë zhytur në super-luks

Sipas analistëve, ndikimi i njerëzve të ''fortë'' të politikës dhe të parapolitikës ka bërë që në Kosovën e pasluftës bizneset oligarkike të jenë mbi politikën dhe ligjin. Ata shprehen se pushteti ushqen bizneset oligarkike, siç i ushqejnë këto të fundit pushtetarët. Nga kjo mënyrë varfërohen qytetarët e pasurohen pushtetarët

Kur takon dhe bisedon me biznesmenë të ndershëm, të cilët dëshirojnë të fitojnë në suaza ligjore, ata të tregojnë për pengesat që u vënë pushtetarët përmes rrjetit të doganave dhe agjencive të tjera, duke favorizuar njërin grup dhe duke "mbytur"grupin tjetër të biznesmenëve. Ata bëjnë me gisht për shumë biznese prapa të cilave qëndrojnë njerëzit e fortë të politikës, të cilët sjellin importe të mallrave me shumicë e pastaj ua shpërndajnë të tjerëve. Kjo mënyrë e të sjellit në biznes, për dikë nënë e dikë njerkë, është duke e mbytur konkurrueshmërinë korrekte të bizneseve. Metodat që përdor pushteti shkojnë vetëm në favor të bizneseve oligarkike me të cilat janë të lidhur shumë pushtetarë. Ndikimi i njerëzve të ''fortë'' të politikës dhe të parapolitikës ka bërë që në Kosovën e pasluftës bizneset oligarkike të jenë mbi politikën dhe ligjin. Pushteti ushqen bizneset oligarkike siç ushqejnë këto të fundit pushtetarët. Analistët dhe deputetët nga opozita shprehen se biznesmenët oligarkë janë të lidhur me peshqit e mëdhenj të politikës dhe ata pa asnjë frikë bëjnë kontrabandë qoftë me grurin, miellin, qumështin dhe artikujt të tjerë që mbajnë monopole. Sipas tyre, është vështirë të merresh me këto gjëra të paligjshme dhe të rrezikshme, nëse nuk qëndrojnë prapa teje njerëz të fuqishëm të politikës, që kanë interesa të përbashkëta biznesore dhe mbrojnë prapa çdo pisllëku dhe skandali. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj (AAK) thotë se në një vend ku nuk ka sundim të ligjit, politikat ekonomike i diktojnë bizneset oligarkike, të cilat bashkëveprojnë me pushtetarët për interesa të përbashkëta. "Ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet kur ajo është e koncentruar vetëm te një grusht i vogël i bizneseve që ushqejnë pushtetin e kriminalizuar", shprehet ai. Sipas Brahimajt, Kosova është në anarki totale, sepse ligjet i bëjnë të ''fortët'' e politikës dhe parapolitikës, ose thënë më mirë të mafio-oligarkëve të politikës dhe të biznesit që kanë zaptuar ekonominë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)