Gjykata e Apelit mban sot seancën ndaj Natali Veliajt

  • 30 November 2015 - 07:52
Gjykata e Apelit mban sot seancën ndaj Natali Veliajt

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ri-caktuar datën kur do të mbahet seanca e kolegjit penal në rastin e Natali Velijaj dhe te tjerëve.

Seanca do të mbahet sot duke filluar nga ora 10 :00, në objektin D. të Pallatit të Drejtësisë.

Shqyrtimi i kësaj çështje fillimisht ishte caktuar për datën 26 tetor të këtij viti, por kolegji penal nuk kishte arritur të mbaj seancë, për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, të parapara në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.