Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur rreth seancës

  • 30 November 2015 - 08:46
Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur rreth seancës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, seanca e radhës e Kuvendit pritet të fillojë sot nga ora 11:00 me vendim të 23 nëntorit.

Por, Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë për rtk se rrethanat e reja të krijuara pas arrestimit të Kurtit mund të ngrisin debat në Kryesi.

Tri partitë opozitare në konferencën e djeshme kanë ripërsëritur se do ta bllokojnë punën e legjislativit, duke mos treguar mjetet që do ti përdorin.

(Kosova Sot)