“Babagjyshi” në Brazil rrëmben avionin bashkë me pilotin

  • 30 November 2015 - 10:00
“Babagjyshi” në Brazil rrëmben avionin bashkë me pilotin

Policia braziliane është në kërkim të një burri të veshur si babagjysh. Agjentët e policisë janë vënë në ndjekje të burrit nga Sao Paulo, i cili ka rrëmbyer një avion së bashku me pilotin, të cilin e ka mbajtur peng për disa orë.

“Babagjyshi” e kishte marrë me qira mjetin fluturues, për të realizuar një surprizë me rastin e “Të premtes së zezë”, bënë të ditur autoritetet në Sao Paulo.

Por ajo që ndodhi më pas tregoi se burri kishte pasur në mendje diçka tjetër. Gjatë fluturimit, ai e ka detyruar pilotin të fluturojë drejt një ferme në periferi të qytetit.

Ai është takuar me një person tjetër dhe të dy bashkë kanë lidhur pilotin dhe e kanë lënë aty. Ky i fundit ia ka dalë të çlirohet pak orë më vonë dhe ka lajmëruar policinë.

Forcat e rendit tashmë janë në kërkim të një aeroplani “Robinson”, model 44.