Ahmeti: S'i kemi borxh asgjë kësaj klike që e ka zaptu shtetin

  • 30 November 2015 - 10:01
Ahmeti: S'i kemi borxh asgjë kësaj klike që e ka zaptu shtetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se opozita nuk e ka në plan të ndalë luftën ndaj degradimit të shtetit deri në bërjen e shtetit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “populli nuk i ka borxh asgjë klikës që ka zaptuar shtetin”.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Nuk i kemi borxh asgjë kësaj klike që e ka zaptu shtetin. As nuk duhet ti kërkojmë askujt falje për shpallje të pavarësisë sepse ka qenë e drejtë e jona. Nuk duhet të na vije turp që jemi të papunë apo të varfër, sepse pushteti ka dështuar në zhvillimin e vendit. Me dinjitet duhet të kërkojmë të drejtat tona për një vend pune, për një sigurim shëndetësor, për një pension, për barazi, për liri. E kriminelët nuk duhet ta kenë as respektin tonë më të vogël, sepse po na e marrin të ardhmen tonë. Mund të fshihen prapa kordoneve, por asnjëherë para opinionit publik dhe drejtësisë”.

(Kosova Sot)