Opozita përfundon takimin, niset për në sallë (Foto)

  • 30 November 2015 - 10:17
Opozita përfundon takimin, niset për në sallë (Foto)

(I plotësuar) Liderët e tri partive opozitare VV, AAK dhe NISMA, kanë përfunduar takimin e përbashkët dhe janë nisur për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Opozita kanë mbajtur konsultimet e fundit para nisjes së seancës së orë 11:00. Nuk dihet ende nëse deputetët opozitar do ta bllokojnë serish punën në Kuvend, edhe pse një gjë të tillë e ka paralajmëruar Glauk Konjufca i VV'së.

----------------------------------------------

Opozita nis takimin

Tre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshme, në të cilin pritet të marrin një vendim lidhur me seancën e sotme, e cila do të nis nga ora 11:00, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Nënkryetari i Kuvendit,  Xhavit Haliti i ka ftuar ata që të vijnë në seancë dhe ta mbajnë atë pa probleme.

Takimi është duke u mbajtur në zyrat e opozitës në Kuvend.

(Kosova Sot)