Ndalohet edhe shërbimi i bufesë në Kuvend

  • 30 November 2015 - 10:29
Ndalohet edhe shërbimi i bufesë në Kuvend

Seanca parlamentare e paralajmëruar për sot në ora 11:00 duket se do të mbahet nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë.

Për shkaqe sigurie është ndërprerë edhe shërbimi i bufesë së Kuvendit.

Gazetari i gazetës “Kosova Sot Online” raporton se deputetëve që kanë porositur shërbime nga bufeja iu është pamundësuar marrja e tyre.

Komandanti i policisë, e cila po qëndron brenda dhe jashtë objektit të Kuvendit ka urdhëruar që të mos bëhet asnjë shërbim nga kjo bufe.

(Kosova Sot)