Sharm El Sheikh: Një qytet fantazmë
Rreth 15 milionë njerëz e vizituan Sharm El Sheikhun në vitin 2011, pak përpara se të niste Pranvera Arabe.
Por ajo që ndodhi më pas ishte një fatkeqësi për këtë resort të njohur turistik, që vizitohet edhe nga shqiptarët.
Vitin e shkuar ishin vetëm 9 milionë turistë.
Sivjet kjo shifër do ulet akoma më shumë për shkak të rrëzimit të një avioni me turistë rus, që po ktheheshin në vendin e tyre pas pushimeve.
Këto foto janë bërë nga një çift, Andrea dhe Magda.
Ato tregojnë se si është braktisur ky resort, që po kthehet ngadalë në një qytet fantazmë.