Limaj: Natën na rrahin, ditën na thërrasin për dialog

  • 30 November 2015 - 11:46
Limaj: Natën na rrahin, ditën na thërrasin për dialog

Lideri i Nismës Për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se manifestimi i 28 nëntorit i opozitës e ka frikësuar pushtetin.

“Pushteti u kthye në shtypës duke shtypur zërin opozitar duke përgjakur aktivistë të partive politike, duke burgosur deputetë dhe thyer zyrat e një partie opozitare”, ka vlerësuar Limaj, transmeton gazeta Kosoav Sot Online.

Limaj ka thënë se pozita nuk ka bërë thirrje për dialog, pasi sipas tij, ata të rrahin në mbrëmje dhe në mëngjes të thërrasin për dialog. 

 “Kriza duhet të zgjidhet me mjete politike. Sot në Evropë është i vetmi pushteti i Kosovës që burgos opozitën”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)