VV: Ismaili u arrestua për t’u mbrojtur ‘Zajednica’ dhe demarkacioni

  • 30 November 2015 - 12:02
VV: Ismaili u arrestua për t’u mbrojtur ‘Zajednica’ dhe demarkacioni

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar lajmin se para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin Fisnik Ismaili.

Ky është deputeti i tretë i opozitës që u arrestua këto kohë.

“Donika Kadaj - Bujupi dhe Albin Kurti po mbahen të burgosur. Ndërkohë, rreth 30 aktivistë të tjerë të opozitës janë duke u mbajtur të burgosur për shkak të aktiviteteve opozitare kundër "Zajednicës", thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton gazeta Kosoca Sot Online.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhe të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të tjerë.

Projektet si "Zajednica" dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme”, shtohet më tej në njoftim.

VV thotë se Opozita vazhdon rezistencën kundër ndarjes etnike të vendit, faljes së territoreve dhe shtetit policor.

(Kosova Sot)