Papa Françesku: Myslimanët dhe të krishterët janë vëllezër

  • 30 November 2015 - 12:05
Papa Françesku: Myslimanët dhe të krishterët janë vëllezër

Ati i Shenjtë po vazhdon vizitën e tij në Afrikë.
Gjatë një vizite në një xhami në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Papa Françesku ka thënë se të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër dhe motra.

Ai ka apeluar për paqe në botë, duke shtuar se nuk duhet të ketë konflikte fetare.
Deklarata e tij vjen nga Bangui, ku përreth 3 vjet ka pasur konflikte mes të krishterëve dhe myslimanëve. Ati i Shenjtë do të mbyllë vizitën e tij në Afrikë me një meshë që do të zhvillohet në Bangui.