Konjufca: Policia nuk po na lejon të futemi në sallë

  • 30 November 2015 - 12:18
Konjufca: Policia nuk po na lejon të futemi në sallë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se deputetët opozitarë po pengohen që të futen në sallën plenare, për shkak se siç tha ai, aty po mbahen hetime për mbledhjen e provave pas hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita”.

Ai ka thënë se opozita është duke pritur përfundimin e mbledhjes së Kryesisë për të ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Po presim që të përfundojë mbledhja e Kryesisë dhe të shohim ku do të mbahet seanca. Ne mendojmë që përjashtimi i opozitës nga proceset politike është përpjekje që shteti të mobilizohet dhe të reduktohet në strukturat partiake LDK – PDK – Lista Srpska”, ka thënë ai për KTV.

I pyetur se përse është arrestuar deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ai ka thënë se nuk e di.

(Kosova Sot)