Kosovës i duhet dialogu dhe jo polarizimi, thotë Bushati

  • 30 November 2015 - 13:41
Kosovës i duhet dialogu dhe jo polarizimi, thotë Bushati

Ministri i Jashtëm Shqiptar Ditmri Bushati ka reaguar lidhur me ngjarjet e sotme në Parlamentin e Kosovës.

Bushati në një postim në Facebook ka shkruar se është i nevojshëm kultivimi i dalogut, larg polarizimit të tejskajshëm.

“I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, ka shkruar Bushati në Facebook.

(Kosova Sot)