Ahmeti: Nuk ka normalitet me drejtësi selektive

  • 30 November 2015 - 14:01
Ahmeti: Nuk ka normalitet me drejtësi selektive

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përsëritur se nuk ka normalitet në këtë vend me drejtësi selektive.

Ai në një postim në Faceook ka shkruar se është arrestuar Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së Podujevës, ndërsa gjenerali serb Dikoviq lejohet të hyjë në Kosovë si në shtëpi të veten.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Arrestohet Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së Podujevës, e lejohet gjenerali serb Dikoviq me hy në Kosovë si në shtëpi të vetën.

Arrestohet Gani Krasniqi, baba i dëshmorëve, e Daqiqi vjen pa kurfarë problemi.

Arrestohet Albin Kurti, e Djuriqi ngrit shtatoren e kral Millutinit në Zvecan.

Arrestohet Donika Kadaj Bujupi, e ministri i Financave nuk lejohet me vizitu pjese te Kosoves.

Arrestohet Fisnik Ismaili, e deputetët milionerë që e kanë bo pasurinë në politikë vazhdojnë me këmisha ka 500 euro, xhipat e zi e krimin e tyre.

Nuk ka normalitet në këtë vend me drejtësi selektive”.

(Kosova Sot)