Në Paris nuk do të ketë takim Putin-Erdogan

  • 30 November 2015 - 14:14
Në Paris nuk do të ketë takim Putin-Erdogan

Në Konferencën për ndryshimet klimatike në Paris nuk është paraparë takim mes presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin, edhe krahas kërkesës së Ankarasë për takim të tyre “sy në sy”, kumtoi Kremlini.

Siç njoftuan nga Parisi, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov paralajmëroi se “me siguri” do të ketë diskutime në margjinat e Samitit për klimën në Paris mes Putinit dhe presidentit të SHBA-së, Barak Obama.