Kuvendi miraton dy projektligje pa opozitën e suspenduar

  • 30 November 2015 - 14:19
Kuvendi miraton dy projektligje pa opozitën e suspenduar

(I plotësuar) Me 81 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kuvendi poashtu ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së  Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”.

Ndërkohë, deputetët opzitarë, pas suspendimit nga kjo seancë, kanë paralajmëruar protesta gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë.

Kuvendi ka në rend të ditës 33 pika.

-----------------------------------

 

Ka nisur tashmë seanca plenare e Kuvendit e cila është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në sallë gjenden 81 deputetë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar sërish opozitën që ti kthehet dialogut.

------------------------------------------------------

 Megjithatë, seanca e sotme do të vazhdojë të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Ky ndryshim i papritur i vendimit më gjasë vjen pas vendimit të kryesisë së Kuvendit për të suspenduar deputetët e opozitës nga seanca e sotme.

-----------------------------------------------------

Seanca plenare e Kuvendit, e cila është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, pritet të vazhdojë në sallën e mbledhjeve plenare.

Lajmin e ka konfirmuar njëri nga këshilltarët e kryeparalamentarit Kadri Veseli, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Ndërkohë, kryesia para pak minutash ka marrë vendimin për suspendimin e deputetëve opozitarë përveç Shukrie Bytyqit të Nismës dhe Ilir Deda të VV-së. 

(Kosova Sot)