VV: Pushteti po përdor dhunë sepse u frikësua nga manifestimi

  • 30 November 2015 - 15:01
VV: Pushteti po përdor dhunë sepse u frikësua nga manifestimi

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të jashtëligjshëm përjashtimin e opozitës nga Kuvendi dhe arrestimin e deputetët të Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook thotë se pushteti është frikësuar nga manifestimi i fundit i opozitës dhe tani po përdor dhunën dhe represionin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky është postimi i plotë i Vetëvendosjes:

“Në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen. Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin”, duke shtuar se kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe aktivistëve të arrestuar.

(Kosova Sot)