Policia konfirmon arrestimin e Shalës dhe Kurteshit

  • 30 November 2015 - 15:42
Policia konfirmon arrestimin e Shalës dhe Kurteshit

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e deputetëve Haxhi Shala dhe Sami Kurteshi.

Përmes një komunikate për medie policia njofton se Shala dhe Kurteshi janë arrestuar, pasi kanë hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja dhe komunikata e policisë:

Policia e Kosovës bazuar në vendimin dhe kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe ofrimin e sigurisë brenda në Kuvend.
Rreth orës 13:50, disa deputet të opozitës kanë tentuar të shkojnë lartë në drejtim të shkallëve për në katet e larta, ku supozohej se do të vazhdoj të mbahej seanca në sallën e improvizuar, mirëpo bazuar në vendimin e kryesisë së Kuvendit të njëjtit janë ndaluar nga sigurimi i kuvendit dhe nuk janë lejuar të kalojnë.
Deputet kanë vazhduar me tentimet e tyre për të depërtuar lartë, duke i shtyrë zyrtarët policor mirëpo nuk kanë arritur të kalojnë dhe pastaj kanë hedhur mjet të dyshuar gaz lotsjellës.
Policia e Kosovës edhe në këtë rast në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka vazhduar me realizimin e detyrave policore drejt hetimit të këtij rasti.
Ndërsa lidhur me gazin lotsjellës të hedhur me herët brenda në sallën e Kuvendit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit kompetent iu ka kumtuar deputetëve, Shala dhe Kurteshi urdhrin verbal të prokurorit se duhet të shoqërohen në stacion policor për intervistim.
Vlen të potencohet se të njëjtit kanë bashkëpunuar dhe kooperuar me zyrtarët policor dhe bazuar në urdhrin e prokurorit janë sjellë në stacion policor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore.
Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore.

(Kosova Sot)