CNN: Koka e sulmeve të Parisit ka ikur nga Europa, është në Siri (Foto)

  • 30 November 2015 - 15:58
CNN: Koka e sulmeve të Parisit ka ikur nga Europa, është në Siri (Foto)

Shërbimet sekrete franceze besojnë se Salah Abdeslam, ka ikur në Siri dhe nuk gjendet më në Europë. Lajmi është bërë publik gjatë ditës së sotme nga CNN që raporton se: “Salah Abdeslam ka ikur në Siri”.

Duke iu referuar burimeve nga shërbimi sekret inteligjent francez, CNN bën të ditur se personi që organizoi sulmet në Paris ku u vranë 130 persona u ka ikur shërbimeve policore europiane që u organizuan për arrestimin e tij.

Ditët e fundit janë organizuar disa operacione në vende të ndryshme për arrestimin e Salah, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

salah cnn