Kuvendi e voton për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese Gresa Cakaj-Nimanin
Gresa Cakaj-Nimani është propozuar për gjyqtare kushtetuese me votat e 58 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Selvete Gerxhaliu dhe Hashim Çollaku sërish do të votohen për gjyqtarin e dytë të kushtetuese që e propozon Kuvendi.
Në votimin e parë kanë marrë pjesë 79 deputetë, 5 vota ishin të pavlefshme.
Gerxhaliu kishte 46 vota, Collaku 23, ndërsa vetëm 10 deputetë kishin votuar për Rexhep Gashin.
Cakaj-Nimani dhe kandidati i dytë që pritet të zgjidhet pas pak nga deputetët e Kuvendit duhet të dekretohen nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.