Pazaret e drogës, kush janë 7 pengmarrësit

  • 30 November 2015 - 18:35
Pazaret e drogës, kush janë 7 pengmarrësit

Katër ditë pas pengmarrjes së dy vëllezërve në Dukagjin, për shkak të prishjes së pazareve të drogës, zbuloh identitetet dhe fotot e 7 pengmarrësve. Deri më tani policia ka arrestuar vetëm tre prej tyre, ndërsa katër të tjerë janë në arrati. Të arrestuarit janë Kolë Dushku, Tom Shkrepa dhe Lek Shprepa.

Në arrati janë dy vëllezërit Lin dhe Françesk Vala, si dhe dy kushërinjtë Pal e Pëllumb Dushku. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta 7 persona rrëmbyen dy vëllezërit  S.K. dhe A.K. Pengmarrja ndodhi në një prej kafeneve të qytetit të Shkodrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e arrestit burg për Tom Shkrepën, Lek Shkrepën dhe Kol Dushkun.

Nën kërcënimin e armëve dy vëllezërit i janë nënshtruar urdhrave të rrëmbyesve. Ata u dërguan në Pult të Shkodrës, ku një prej vëllezërve është lënë i lirë, me kushtin që të gjejë 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrësit. Ndërsa vëllai i tij po mbahej peng për gati një javë.

Pasi policia u vë në lëvizje, arriti të lironte pengun dhe të arrestonte tre prej pengmarrëse. Katër të tjerë duke përfituar nga terreni i vështirë malor u larguan, teksa policia vijon operacionin për kapjen e tyre, shkruan lapsi.al