SHBA mbështesin versionin turk për rrëzimin e aeroplanit rus

  • 30 November 2015 - 18:34
SHBA mbështesin versionin turk për rrëzimin e aeroplanit rus

Shërbimet inteligjente të SHBA-ve, konsiderojnë se Turqia kishte të drejtë kur tha se aeroplanët rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, ka bërë të ditur ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute.

“Të dhënat e SHBA-ve që i kam parë mbështesin versionin turk të ngjarjeve”, ka shtuar Lute.

Aeroplanët luftarakë turk kishin rrëzuar një aeroplan rus Su-24 në kufirin me Sirinë më 24 nëntor, për shkak siç pretendojnë ata për fluturime të paautorizuara nëpër hapësirën ajrore turke. Me ç’rast njëri pilot i këtij aeroplani ishte vrarë derisa po zbriste në tokë me parashutë, si dhe një marinar tjetër gjatë tentim shpëtimit të pilotëve.