Turqia nuk do t’i kërkojë falje Rusisë

  • 30 November 2015 - 19:28
Turqia nuk do t’i kërkojë falje Rusisë

Turqia nuk do t’i kërkojë falje Rusisë përrrëzimin e avionit luftarak rus, sepse ai ka shkelur hapësirën ajrore turke, ka thënë kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

“Asnjë kryeministër apo president turk nuk do të kërkojë falje për kryerjen e detyrës sonë”, ka thënë Davutoglu për gazetarët në Brukesl.

Ai po ashtu ka thënë se Turqia shpreson se Moska do t’i rishikojë sanksionet ekonomike kundër interesave turq, pas incidentit të javës së kaluar.

“Mbrojtja e hapësirës ajrore turke, e kufijve turq është detyrë kombëtare dhe ushtria jonë ka bërë punën e saj për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore. Nëse Rusia do të flasë dhe të parandalojë ndonjë ngjarje të paqëllimtë si kjo në të ardhmen, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, ka thënë Davutoglu.

Avionët turq kanë rrëzuar më 24 nëntor një avion luftarak të Rusisë, në kufirin Turqi-Siri.

Një pilot rus është vrarë, ndërsa një tjetër ka shpëtuar.